Festa e Dëftimit të Hyjit: Zoti është Zot e nuk është pronë e askujt!
Ku mund ta gjejmë Zotin e judenjve, që është duke lindur?” – kështu pyesin tre mbretërit
në Ungjillin e Mateut, ndërsa përshkruhet shtegtimi i tyre, gjatë të cilit i kumtojnë
Herodit mbret se panë yllin e tij në horizont (Mt. 2,12). Po kush është Zoti i judenjve?
Na e shpjegon, që në titull ky meditim i shkurt që titullohet: “Zoti është Zot!”.
"Nuk jam – thotë Zoti, pronë e askujt. Atëherë mos thuaj: “Zoti im!”, siç
do të thoshe: gruaja ‘ime’, ‘ime’ bijë, ‘im’ bir. Yt bir nuk të përket, jot
shoqe s’ është prona jote, e unë, Zoti, s’jam në dorë tënde. Ti Zotin s’e prek
dot, edhe kur hap e mbyll tabernakujt. Prania e tij – e di mirëfilli, është
dhe mungesë e tij. E kjo ka kuptimin: kur tjetri s’ gjendet, është edhe
më i pranishëm. Mos e kërko Zotin, kur ke nevojë për të. Nuk gjendet në
nevojë, por në dëshirë. Ta dish, dhe në se kërkesa të përmbushet, Ai,
dëshira, troket gjithnjë në skajin tjetër të rrugës. Tregoma, o Zot fytyrën
tënde. E ndoshta do të kuptoj se kush jam. Fytyra e Zotit ka ngjyrën e duresës, është
zeshkë nga dielli i dashurisë. Fytyra e Zotit është në fytyrën e atij që e takoj
çdo ditë në udhët e jetës sime. Në se ti do të ma dëftoje fytyrën tënde, o Zot, Ndoshta
do të shikoja fytyrën e tjetrit. E, duke e takuar, do ta pranoja!".