Shqipëri: Kolegji pranon kërkesën e KQZ për 89 KZAZ në gjithë vendin
Në Shqipëri, Kolegji Zgjedhor nisi shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike për
ndarjen e Zonave të Administrimit Zgjedhor. Të pranishëm në seancë janë përfaqësuesit
e PD-së, Oerd Bylykbashi dhe Ivi Kaso dhe përfaqësuesit e socialistëve, Eridian Salinji
dhe Koli Bele. Relatori i çështjes në Kolegjin Zgjedhor është Andi Civici. Sipas
Kasos, rritja e numrit të qendrave të numërimit është domosdoshmëri, pasi do të sjellë
rezultat më të shpejtë.” Aktualisht janë 66 qendra numërimi, janë të pamjaftueshme”-
deklaroi Kaso. Përfaqësuesit e PD-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë
kanë kërkuar ndarjen e territorit zgjedhor në 100 ZAZ, nga 66 që ka qenë në zgjedhjet
e 2009. Përfaqësuesit e Partisë Socialiste në KQZ, e kundërshtuan këtë propozim
duke e argumentuar me faktin se rritja e popullsisë nuk duhet të justifikohet me një
numër më të madh ZAZ, ndërsa KQZ vetë kishte propozuar ndarjen në 76 zona. PD iu drejtua
Kolegjit Zgjedhor pasi në KQZ nuk u arrit konsensusi nevojshëm. Në mbledhjen e
datës 21 dhjetor 2012, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shqyrtoi projekt-vendimin e
paraqitur nga Administrata e KQZ-së për ngritjen e Zonave të Administrimit Zgjedhor
për Zgjedhjet për Kuvendin e vitit 2013. Në mbështetje të 180 dhe 27 pikat 2, 3 dhe
4 të Kodit Zgjedhor si dhe të dhënave të dërguara nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes
Civile për numrin e zgjedhësve në të gjithë vendin, Administrata i propozoi Komisionit
Qëndror të Zgjedhjeve ngritjen e 89 ZAZ-ve në ndryshim nga 66 ZAZ që ishin në zgjedhjet
ngritur në zgjedhjet e 2009.
Gjatë diskutimit të këtij projekt-vendimi përfaqësuesit
e partive politike PD dhe PS, i propozuan Komisionit ngritjen respektivisht të 100
ZAZ dhe 75 ZAZ në të gjithë territorin e Republikës. Pas diskutimeve të të gjitha
propozimeve të përfaqësuesve të partive politike po edhe të anëtarëve të KQZ-së, kjo
e fundit në unanimitet, me 7 vota pro, rrëzoi propozimin e PD e cila sugjeronte të
ngrihen 100 ZAZ në të gjithë territorin e Republikës. KQZ gjithashtu rrëzoi me
4 vota pro dhe 3 kundër, edhe propozimin e PS e cila sugjeronte të ngrihen 75 ZAZ
në të gjithë territorin e Shqipërisë. KQZ nuk miratoi as propozimin e Administratës,
i cili propozonte ngritjen e 89 ZAZ-ve në të gjithë vendin për shkak se për miratimin
e tij duhej votim më shumicë të cilësuar.