2013-01-03 11:49:26

Mëse 2 milion pjesëmarrës në audiencat dhe në kremtimet e Papës, gjatë vitit 2012


Mëse 2 milion besimtarë kanë marrë pjesë në audiencat dhe në kremtimet në praninë e Papës, gjatë vitit 2012. Lajmi jepet nga Prefektura e Shtëpisë Papnore dhe botohet në gazetën vatikanase “L’Osservatore Romano”. Numri i përafërt është 2 milion e 351 mijë, i ndarë ndër pjesëmarrësit e audiencave të përgjithshme të ditës së mërkurë e audiencave të veçanta dhe ata të kremtimeve të kryesuara nga Benedikti XVI. Ndërkaq, në lutjen e Engjëllit të Tënzot në Sheshin e Shën Pjetrit e në Kastelgandolfo kanë marrë pjesë mëse një milion e 300 mijë shtegtarë.







All the contents on this site are copyrighted ©.