2013-01-03 15:48:40

Kosovë: regjimi i vizave për hyrje në vend nis nga 1 korriku 2013


Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, sqaron opinionin lidhur me një informatë e cila është publikuar në mediet e shkruara dhe elektronike, lidhur me vendimin për zbatimin e regjimit të vizave nga ana e Republikës së Kosovës.
Në medie është plasur informacioni i pasaktë, sipas të cilit, regjimi i vizave për hyrje në Kosovë për qytetarët e 87 vende të botës, do të hyjë në zbatim me 1 janar 2013. Sipas vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të datës 14 dhjetor 2012, “regjimi i vizave fillon së zbatuari nga data 1 korrik 2013”.
Pra, nga data 1 korrik 2013, Republika e Kosovës do të aplikojë regjimin e vizave ndaj shtetasve të 87 vendeve të botës, të cilëve nga kjo datë do t’u nevojitet pajisja me vizë hyrëse në njërin nga misionet Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Kosovës, me qëllim që të hyjnë në Republikën e Kosovës.







All the contents on this site are copyrighted ©.