Zoti ju pasuroftë me dhurata e të mira Hyjnore gjatë tërë Vitit të Ri
Zoti që e kurorëzon Vitin me mirësinë e Tij, ju pasuroftë me dhurata e të mira
Hyjnore gjatë tërë Vitit të Ri! Urimi jonë për Vitin e Ri shndërrohet në lutje
drejtuar Zotit që t’i bëjë të frytshme përpjekjet e mira të të gjithëve. Hyjit pra,
t’ia besojmë dëshirat, synimet e planet tona. Atij t’ia lartojmë lavdet e lutjet plot
besim duke thënë: Ty, o Atë i jetës, zanafillë pa fillesë, e mira e pambaruar
e drita e amshuar, me Birin e me Shpirtin nderim e lumturi, lavdi e mirënjohje, në
shekuj pa mbarim. Amen! Në Ty, o Atë i jetës shpresuan dhe në Ty do ta mbështesim
përsëri shpresën tonë. Ti, në Krishtlindje i solle gëzimin botës, duke rrezatuar mbi
rrugën e njerëzve e të popujve dritën tënde, të cilën s’ka forcë që mund ta shuajë.
Uroj që çdo njeri vullnetmirë të provojë dashurinë e paqen tënde Hyjnore, o Atë i
ynë Qiellor. Amen!