2012-12-31 17:41:03

Masakër e re mbi të krishterët në Nigeri. Imzot Kaigama: nuk kemi frikë, feja fiton mbi urrejtjen.


Në Nigeri viti 2012 përfundoi me një masakër të re kundër të krishterëve. Me të njëjtët autorë, fanatikët islamistë. Pesëmbëdhjetë të krishterë u therën në fyt, në fshatin e Musarit, në verilindje të vendit, ku sekti islamik Boko Haram i shtoi një krim të ri, një mori krimesh, që vijon t’i kryejë prej kohe në këtë zonë. Kryesisht kundër të krishterëve. Por pavarësisht nga ky persekutim i mirëfilltë fetar, feja e krishterë në Nigeri mbetet e gjallë, madje bëhet për ditë më e fortë. E nënvizon imzot Ignatius Kaigama, kryeipeshkëv i Zhos e kryetar i episkopatit nigerian:
Përgjigje: - Ishte një vit i vështirë për të krishterët në Nigeri, vit i persekutimit e, prej këndej, i vuajtjes për shkak të fesë. Sulme pas sulmesh mbi kishat tona! Vranë shumë nga ne, por jo shpresën tonë: të krishterët këtu nuk heqin dorë nga Krishti. Bëjnë të pamundurën për ta praktikuar fenë, për të ardhur në Meshë. Pak prej tyre janë pushtuar nga frika. Duhet ta themi se shumica është e fortë. Vijojmë, kështu, të shpresojmë një vit të ri të ndryshëm. Duam të jetojmë në paqe, gjithnjë, me gjithkënd!







All the contents on this site are copyrighted ©.