2012-12-30 15:44:23

Shenjtorët e Javës


E diel 30 dhjetor, Kisha katolike kremton festën e Familjes së Shenjtë të Jezusit, Marisë e Jozefit. Po këtë të diele të fundit të këti viti, më 30 dhjetor, kalendari kujton shën Feliçin I, papë.
Familja e krishterë, kur e jeton dashurinë si bashkim e shërbim, si dhuratë reciproke, si bashkëpunim me të gjithë, përmes kthimit të vazhdueshëm në rrugën e Zotit, e ndihmuar nga Hiri Hyjnor, reflekton në botë shkëlqimin e Krishtit dhe bukurinë e Trinisë Hyjnore.
Të hënën më 31 dhjetor, ditën e fundit të Vitit, kalendari kishtar kujton shën Silvestrin I, papë. Kisha mbarë falënderon Zotin për të gjitha bekimet e të mirat që ka pasur gjatë këtij viti që po përfundon e ia beson Përdëllimit Hyjnor Vitin e Ri, që po agon.
Të martën më 1 janar, bies festa e Shenjtueshmes Mari Virgjër, Nënës së Zotit. Gjithnjë më 1 janar kalendari kujton edhe shën Vinçencin Strambi, pasionist. Më 1 janar kremtohet Dita Botërore e Paqes.
Të mërkurën më 2 janar, kalendari përkujton shën Bazilin e Madh e shën Gregorin Nazianzen, ipeshkëvij e doktorë të Kishës.
Të enjten më 3 janar, bie festa e Emrit të Shenjtë të Jezusit. Po këtë ditë kalendari përkujton edhe shën Anterin, papë, shën Gjenovefën, virgjër. Të ngazëllejmë në Zotin, shpëtimi ynë. Na bekoftë Zoti me dritën e fytyrës së vet.
Të premten më 4 janar, kalendari kalendari përkujton shënjtorët Ermete e Kajo, të Lumen Anxhela nga Folinjo.
Të shtunën më 5 janar, kalendari përkujton shën Eduardin, mbret të Anglisë, e shën Gjonin Njuman, ipeshkëv të Filadelfisë.
Të dielën e ardhshme më 6 janar, Kisha do të kremtojë solemnitetin e Dëftimit të Zotit. Dëftimi i Zotit është festë e ngjalljes, sepse përmbushet plotësisht në ngjarjet e Pashkëve. Kështu, dëftimi i Zotit para Mbretërve Dijetarë, duket si akti i parë i vazhdimësisë së dëftimit dhe dukjeve, që përshkojnë gjithë jetën tokësore të Jezusit. Ai, drita e botës, është caku i fundmë i historisë, pikarritja e daljes, fundi i udhës providenciale të shëlbimit, që arrin kulmin me vdekjen, ngjalljen dhe ngjitjen e Tij në qiell. Prandaj, në solemnitetin e Dëftimit të Zotit, liturgjia parashikon edhe Kumtimin e Pashkëve, sepse Viti liturgjik përmbledh gjithë shembëlltyrën e historisë së Shëlbimit, në qendër të së cilës është Triditëshi i Zotit të kryqëzuar, të varrosur e të ngjallur.







All the contents on this site are copyrighted ©.