2012-12-28 12:43:10

Fillon takimi evropian i të rinjve në Romë, shtegtim i besimit


Më 28 dhjetor, në Romë, filloi takimi i të rinjve, organizuar nga Bashkësia kishtare ekumenike e Tezesë, në bashkëpunim me Shërbimin Baritor Rinor të Vikariatit të Romës dhe me Komunën. Të rinjtë, shtegtarë nëpër udhët e mbarë Evropës, drejt Romës, do të jenë bashkë deri më 2 janar.
Është një nga etapat e shtegtimit të besimit, shestuar e realizuar nga themeluesi i bashkësisë franceze, vëllai Roger, 35 vjet më parë. Roma, Qyteti i Amshuar, i lashtë, rinohet përsëri këto ditë, me mase 40 mijë të rinj në gjirin e vet, shumë prej të cilëve, edhe nga Evropa Lindore e edhe nga Shqipëria. Po më tepër mbi takimin ‘Shtegtarët e besimit mbi tokë’ që këtyre ditëve mbahet në Romë (28 dhjetor – 2 janar), flasim me motrën rregulltare shqiptare Sonila Meta, ta dëgjojmë në mikrofonin e RV........................RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.