2012-12-27 16:30:05

Shtegtarë të besimit: takimi evropian i të rinjve në Romë, organizuar nga Tezé


Nesër, më 28 dhjetor, fillon takimi i të rinjve, organizuar nga Bashkësia e Tezesë, në bashkëpunim me Shërbimin Baritor Rinor të Vikariatit të Romës dhe me Komunën. Të rinjtë, shtegtarë nëpër udhët e mbarë Evropës, drejt Romës, do të jenë bashkë deri më 2 janar.
Është një nga etapat e shtegtimit të besimit, shestuar e realizuar nga themeluesi i bashkësisë franceze, vëllai Roger, 35 vjet më parë. Qyteti i Amshuar, i lashtë, do të rinohet përsëri këto ditë, kur do të ketë në gjirin e vet 40 mijë të rinj, shumë prej të cilëve, nga Evropa Lindore.
Në mikrofonin e Radio Vatikanit flet motër Sonila Meta, me prejardhje nga Tirana flet rreth organizimit të këtij takimi rinor, e edhe mbi domethënien fetare që ka ky takim për të rinjtë që mblidhen për t’i kaluar ditët e fund-vitit në një mënyrë jashtëzakonisht të veçantë.
Feja e të rinjve e kërkesa e unitetit, spiritualiteti në botën pas-moderne dhe profecia e faljes dhe pajtimit. Më tepër mbi Shtegtimin e besimit mbi tokë që mbahen në Romë (28 dhjetor – 2 janar), me dhjetëra mijëra të rinjsh nga mbarë Evropa, që do të ketë edhe një takim me Papën Benedikti XVI, flet motra rregulltare shqiptare Sonila Meta, ta dëgjojmë në mikrofonin e RV............RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.