2012-12-27 13:32:24

Shko Meshàr


Udha e mbarë se t’erdhi ora
me u kthye prap në Vatikan,
ç’po na dridhet zemra e dora
tash që del prej vendit tand..
Nuk ke faj Meshar’i Gjonit
jashtë të nxori historia,
fjalët Tueja si ujë kronit

nuk i donte osmanllia.
E prandej mergimin ndoqe
dole tej Adriatiku,
me u rradhitë me shokë e shoqe

n’Vatikan ku s’ish rreziku.
Udha e mbarë “Fryt-madhi” Gegë,
s’ke ma leje, veç nji muej,
e dij, malli ka me t’djegë

mor per tokë e mal e ujë,

n’pesqind vjet loti t’asht pjekë
tue ndej larg me vllazen Tuej.
Por me shpresë se permbas sodit

ktu lirija do t’marrë shndet,

kà m’u zbutë kjo qenje e Zotit

e me t’mbajtë në gjij të vet,..
Udha e mbarë “Liber ngallnjyes”,
ke marrë vlerë n’gjithë boten mbarë,
mos harro, kushdo të pyesë
thuej Meshàr, un jam shqiptar.

Gjosho…8..12-2012








All the contents on this site are copyrighted ©.