2012-12-27 16:27:25

Ndjeti i përgjithshëm dhe misionar i lutjes për Janarin 2013


Faqet e kalendarit të vitit 2012 u shfletuan ditë për ditë, shoqëruar edhe me ndjetet e lutjes së besimtarëve katolikë në mbarë botën. Ndjete të Kishës universale, të Papës, e ndjete personale, që kanë të bëjnë me jetën e mbarë njerëzimit, herë të shqetë e herë të mbushur me të papritura të gëzuara.
Tani kemi në dorë një kalendar të ri, të hapur në faqen e parë, në muajin janar. Fillon viti i ri 2013! Të mos të harrojmë, është edhe Viti i Fesë. Na e kujton Benedikti XVI në ndjetin e përgjithshëm të lutjes për muajin e parë të tij, duke na ftuar të lutemi “që në këtë Vit të Fesë, të krishterët të thellohen në njohjen e misterit të Krishtit e ta dëshmojnë me gëzim dhuratën e besimit në Të”.
Ndërsa ndjeti misionar i Papës Ratcinger është ftesë drejtuar besimtarëve të luten, “që bashkësitë e krishtera të Lindjes së Mesme, shpesh të diskriminuara, të marrin nga Shpirti Shenjt forcën e besnikërisë e të durimit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.