Tweet i Krishtlindjes i Papës: kujtoj Shpellën e Betlehemit, që bënim në shtëpi e
që më gëzonte shumë.
Një çast nga jeta e Papës, lidhur me Solemnitetin e Krishtlindjes, rijeton në fjalët
e tweet-it të fundit, botuar mbrëmë, pas Meshës në Shën Pjetër, në faqen e internetit
me emrin “@pontifex”. Duke iu përgjigjur pyetjes “cilën nga traditat e Krishtlindjes
në familjen e tuaj e kujtoni ende me mall”, Benedikti XVI shkroi: “Shpella e Betlehemit,
që e bënim së bashku në shtëpinë time, më jepte një gëzim shumë të madh. Çdo vit i
shtonim figurat e shtronim myshk të ri, për ta zbukuruar”.