2012-12-25 16:56:37

Pascoli : “Lajmi i mirë!”


Giovani Pascoli : “Lajmi i mirë!”

Ecën… Betlemi nën Hosana
Të qiellit e të pafundësisë
Dremiste; e ‘i nina-nana

dëgjuan barinjtë, n’sa me dorë
Engj’lli një shpellë u tregoi,
që flinte nën akull e dëborë.

E ndihej vaj, si të qante një fëmijë,
a një qengj i ngatuar për flije;
E panë. Pranë i rrinte veç nëna e tij.

E gjirin shpërvilte aty fillikat,
e dridhej me të birin mbi kashtë:

për ta në bujtinë vend nuk pat.

Buzëqeshte nëna mbi fëmijën e parë,
mes lotëve, në kasollen e mjerë
që e ngrohnin një ka e ’i gomar!

Marrë nga ‘Natale in poesia’, Antologia dal IV al XX secolo, Novara, 2006. fq 65







All the contents on this site are copyrighted ©.