Jens Johannes Jørgensen: Betlehemi O Betlehem, qytet i Krishtlindjes! U
kthye pra, koha kur ti duhet ta gëzosh përsëri botën, botën gjithësi. Ata
që besojnë e ata që s’duan ta rrahin udhën e ngushtë të kryqit, janë bashkë,
megjithatë, në Betlehem.
Oh, ndoshta Fjala e së Vërtetës për disa është
përrallë e bukur, por e vjetër! E pra atë natë të parë, të parën Krishtlindje, në
vitet e kahmotshme të Herodit, vit për vit e kujtojnë, kur bien këmbanat, Krishtlindjen
kumtojnë; e u duhet të shikojnë ndër shekuj përmbrapa.
Mundime e lodhje,
kotësi e gënjeshtra e mbushin përplot zvarritjen e ditëve, e vjen më në fund
edhe nata e shenjtë; një natë që lind në botë tjetër; kur viti më në fund ngathtësisht
perëndon, e vjen si dëbora e Hyjit, dëborë paqeje mbi tokë, e sytë e egër
i zbut para agimit.
O dëborë kndellëse e Betlehemit bjerë ti mbi të ëmblat
strehë e mbille grurin që duhet të mbijë në arat e amshimit. Në heshtje ti
hidh farë të bardha në zemrat e errëta, të ngrira, të mpira nga e bryma e natës.
O
Fëmijë Hyjnore, prej kashtës së Betlehemit, shuaji zërat e botës. Nuk ka asnjë
vend në këtë botë më këndshëm ku do të banoja. Më shpëto nga rreziqet, nga rrëzimet me
bujtë due në shtëpinë e Betlehemit pranë Teje, pranë Virgjërës Mëri! Marrë
nga “Krishtlindja në poezi”, Antologji nga shek. IV deri në shekullin XX; botuar në
gjuhën italiane në Novara, Itali më 2006, fq 82.