Krishtlindje Qe se na leu nji foshnje, Nji djalë né na â’ dergue; Veç
ka’ i veton qerpiku, Anmiqt bân me felgrue: Ai nierit i a nep doren Me u
mkambë, edhe kunoren Mâ t’shndritshme prap i a kthen.
Flejë, o Kerthi i
hyjnueshem: Permbí krye t’and mos rashin Thellimat e trishtueshem Msue n’tokë,
kû shuen e mbara, Si kual me t’ngá perpara, Kúr lufta e rrebtë kerset.
Flejë,
o Qielluer, sot popujt S’ po dijn se kush ka lé: Por koha i herë do t’vije Qi
trashigim i ké; Pse mbi njatë grazhd të shkrehun, Pse brenda pluhnit mshehun
Kanë per t’a njohtë një Mbret! Aleksandër Manzoni – në shqip, Atë Gjergj
Fishta.