2012-12-24 17:26:08

Krishtlindja: historiku i këngës "Tu Scendi Dalle Stelle"
‘Ti Ulesh prej Parrizit’


Në dhjetor të vitit 1754 Shën Alfons de Liguori improvizoi në një Kishë të Nolës këngën-himn të Krishtlindjes: "Ti zbret nga yjet". E lehtë për t’u kënduar, e përshtatshme për mundësitë vokale të fëmijëve, të grave e të njerëzve të popullit, kjo nina-nanë u përhap shumë shpejt e u përkthye në gjuhë të ndryshme të botës, duke u bërë, së bashku me ‘Stille Nacht’, një tjetër himn i Solemnitetit të Lindjes së Krishtit.
Është një nga këngët më të ëmbla të Krishtlindjes. E këtë këngë, të cilën e pëlqente shumë edhe kompozitori i famshëm italian, Giuseppe Verdi, ne vijojmë ta këndojmë si lutje, sepse u frymëzua pikërisht nga dëshira e Themeluesit të Redentoristëve, autorit të shumë veprave asketike e dogmatike, rrëfyesit, muzikantit, kompozitorit, dijetarit të madh, Shën Alfonsit, për t’ia predikuar Ungjillin çdo krijese, edhe me tinguj muzikorë. Prandaj pa këtë himn Krishtlindja do të kishte diçka mangut.
Kënga u përkthye shumë shpejt edhe në gjuhën shqipe, nga një përkthyes që kishte cilësi të përafërta me krijuesin e saj. E cili nga studiuesit e letrave shqipe e di se përkthyesi i himnit të dytë të Krishtlindjes, pas ‘Stille Nacht’, është meshtari e poeti i madh, dom Ndre Mjeda, i shtyrë nga e njëjta dëshirë: ‘t’ia predikonte Ungjillin çdo krijese’.
Ja këtu më poshtë kënga në përkthimin e dom Ndré Mjedës.

Ti ulesh prej parrizit
Ti ulesh prej parrizit,
O Zot e mbret madhnije.
E në tokë vjen m’ u bâ nieri
Vetem prej dashtenije:
Aq i dashtun jé per né
Qi në nji shpellë ti vjen me lé!
O Zot i lum,
Un s’e kam ditë se ti
Né të shkretët na don kaq shum!
Për ty qi rruzullimin
Gjithmbarë e ké krijue,
S’jânë gjetë as shpí as petka,
E zjermi të ka mungue.
Tash âsht dimen, akull, borë,
Me qindrue njashtu â zór.
O djalë i shkretë!
Prei së ftofti ti po dridhe,
Po dridhe e po bertet!
O Biri i të naltit Zot.
Ti pate gjith lumnín,
Por deshtas e ké lanun
E kapë e ké vorfninë.
Pra pse kján e pse gjimon,
Kerkush tý nuk po t’ankon:
Ti do me më msue
Se pa durim nuk mundet
Kerkush m’u shelbue.
Ne disha gja ti fshân
E kján, o bukuri,
Persč, si duhet, nieri
S’t’a din gjith at dashtëní;
Vesht e mora un i ngrati
Se at mundim t’a nep ty mkati;
O mkat mallkue!
Por ti, o Zot, më fal!
Më fal se jam pendue!
Ti flęn përmbi at grazhd,
O i lumi djalë plot hír.
Por zęmers me mârrë gjűm
I del fort pűn’ e fshtír.
Zęmra e jote pse po lngon!
Natë e ditë shka po mendon?
Un tjeter s’po mendoj
Veçse me dekë per njerin.
Me dekë qi ta shelboj!
Me lé e me dekë per mue
Dashtnija të ka shternguemun:
E vetë pa të dashtë, o Jezu,
Si mundemi me rrnuemun?
Shpnesa e ęme, o Virgjin Mrí,
Me dashtë Krishtin se nuk di,
Tý të kjosha true:
Më mso gjithmonë me e dashtun,
Me e dashtë e me e levdue!







All the contents on this site are copyrighted ©.