Koha e Ardhjes! Mrekullojini, o qiej, me blunë tuaj këto netë dimri, e
jini plot kthjelltësi!
Më shpejt fluturoni në terrin e zjarrtë, ju meteorë
të heshtur;
tretini shkëndijat në hapësirë. Ti hënë mos ec kaq shpejt kah
perëndimi, se t’erdhi koha.
Katër shtigjet e bardha shkojnë heshtas drejt
katër anëve të gjithësisë së qindisur me yje. Flokë kohe bien si manë në skajet
e tokës dimërore. Ne jemi më të përvujtë se shkambijtë, më të shtruar se shkrepat.
Mahnitini
me pastrinë tuaj këto netë të Pritjes së Madhe, o sfera të shenjta, pezull mbi
rrymën e vrullshme të ujit nën dhe.
Një copë jete ndalet në kujtesë, rri
e pushon një ças te kashta e artë; mendjet janë më të qeta se grigjët në kullosë,
e shuhet gjama e motit.
Oh! Flokojeni, qiell, terrin tuaj e dritën tuaj e
cirkat prej qielli të bien e të thyhen mbi pullaze. e ti, shtegto, si Virgjëra
e fisme kah perëndimi madhështor i planeteve, o hëna e bardhë e plotë, e heshtur
si Betlehemi. Tomas Merton Marrë nga ‘Natale in poesia’, Antologia dal
IV al XX secolo, Novara, 2006. fq 140