Nata e Buzmit - Nata e Shenjtë e lindjes së Jezusit!
Tradita e Krishtlindjes ndër shqiptarë: Nata e Buzmit! Kombi shqiptar kur
kaloj nga paganizmi në krishtërim, Nata pagane Buzmi bëhej Nata e krishterë e Sh’Këndellës
- Nata e lindjes së Krishtit, që vjen për të kndellë gjithçka. Ta përkujtojmë ‘Natën
e Buzmit’ e brohorinë e saj: “Po vjen buzmi bujar me dushk e me bar, me gjâ e me mall
e me gjith të mirat e Zotit!”. “Tri ditë mbassi të kthejë moti mbarë bjen kjo natë,
në të cilën do të lutet shtëpi për shëpi të knellunt e jetës me nje ceremoni të veçantë
për rreth buzmit bujar, mbas ritualit mâ të pastër, ruejtë ndër malet e Dukagjinit
deri ndër ditë t’ona. Asht nata e buzmit! Nepër të tana katundet e Shqipnís së
Veriut duhet me djegë buzmat në ketë natë, ke fillon të knellunt e jetës së ré. Buzmat
janë trí copa drû arre dy–vjeçe. Paradite nje burrë shtëpije, mbassi të jét la
shtetsh 1 , pse nuk bân me i nxjerrë buzmat pa u lám, shkon në mal për me i nxjerrë
dhe i bjen te shtëpija. I pështetë përjashta murit të shtëpís në nji vend ku mos t’i
prekë kerkush deri të vijë koha e darkës. Kur të bâhet koha e darkës, i zoti i
shtëpís gaton zjarmin e ri. Dy burra tjerë dalin jashta shtëpije dhe i marrin ata
buzma për dy skâjesh tue ndejë njâni mbas tjetrit e ashtu u ngjiten shkallvet deri
te praku i derës. Aty i thrrasin të zotit të shtëpís, si t’ishin miq të largët: -
O i zoti i shtëpìs! - Askush nuk u a dredhë gjegjen. Thrrasin së dyti; prap heshtim
i plotë prej mbrendanit të shtëpís; kur të thrrasin së treti - Hojjaa! Përgjigjet
i madhi i familjes prej së mbrendanit. - Po vjen buzmi bujar me dushk e me bar,
me gjâ e me mall e me gjith të mirat e Zotit! - Mirë se u bjen Zoti ! Pastu prù
ora me nafakë ! – pergjegjë i zoti i shtepís mbrendë Tue hym buzmi mbrendë, të
gjith misat e shtëpís çohen në kambë; hjekin kapuçat, e ndërsa i zoti i shtepís njéh
uratime, 2 dikush blegron si delme, tjetri virrë si dhì, kush pallë si lopë e kush
brylekë si kau, fëmija ndjekin me zâ kingjat, edhat e viçat e vathit e kështu s’ prâjnë
tue ndjekë me zâ të gjitha shtâzët shtëpiake deri sa të vendohen buzmat në zjarm prej
të zotit të shtëpís, i cili me mâ të madhin nderim i mbulon me shpuzë zjarmi, tue
i ruejtë mos të digjen skâjesh, pse ato una duhen nesër për me bâ lamin. Atëherë
ulet treveza e vihet pija; por përpara do të kryhet edhe një flijim i veçantë. Në
nji quk 3 të zgavrruem manakali 4 në trup të buzmit, i zoti i shtëpís qet farën e
të gjith sendit shka t’i prodhojë toka, tue i a lypë Zotit emën për emën me i a falë
secilen farë qi qet n’atë gropëz. Atëherë merr gotën e rakís. Robët e shtëpís rrijnë
gjithnji në kambë, ndersa i zoti i shtëpís me gotë të pijes në dorë kështu i falet
buzmit bujar, ku kqyrin të gjith pjestarët e familjes: Të falemi buzmi bujar ! Unë
po të falem me krezhmi; ti m’u fal me bulshí e me gjith të mirat e Zotit; ti me na
i falë e me na i bâ nafakë ! - e gotën e parë i a derdh buzmit n’at quk. Mun në ketë
kohë e zoja e shtëpís, qi gjindet në tjetrën anë të votrës, qet edhe kjo n’at vrimë
të buzmit pak tlynë e pak djathë, tue i u lutë Zotit e buzmit me i a falë bylmetin
shtëpís. Baríjt atëherë qesin përmbi buzma do pipa lejthije për mos me u dalë dybëza
5 dhivet. Zjarmi do të ruhet gjith natën deri të bâhet lami, e askush s’do të frŷjë
n’at zjarm, për mos me thyem era pemët në verë. Mandej ulen të gjith në tryezë për
me darkuem. Ne ketë natë, nuk ka shtëpí sado e vogël ajo të jét, qi nuk gaton fërlikun
e buzmit – nji laknuer petash të grujta e arrash. – Para se me nisë bukën, i zoti
i shtëpís i bjen lehtë me sup të krahut të majtë shoqit qi ka për brî, tue uruem me
këto fjalë: Ar m’arë si duejt n’arë; e ashtu si janë të gjith rreth treveze përsërisin
këto fjalë me rend, tue ndeshë shoqishojnë me supa të krahut. Si të kryhet e ndeshuna
e parë, fillon prap i zoti i shtëpís, por në krah të djathët e vetëm mbassi të kryhet
kjo ceremoní, hahet darka”. (Atë Bernardin Palaj, OFM)