2012-12-23 15:06:35

Benedikti XVI e fal Paolo Gabriele-n, duke ia kumtuar këtë personalisht.


Sipas një komunikate të Sekretarisë së Shtetit të Vatikanit, Benedikti XVI e vizitoi dje, në burg, zotin Paolo Gabriele, për ta njoftuar se e ka falur e për t’i komunikuar personalisht se e ka pranuar kërkesën e tij për mëshirë, duke ia shlyer dënimin e dhënë. Gjest atëror ndaj një njeriu, me të cilin Papa ka jetuar shumë çaste familjariteti në jetën e përditshme. Më pas zoti Gabriele u lirua nga burgu dhe u rikthye në familje. Megjithëse nuk mund ta rifillojë punën e mëparshme e të banojë në Vatikan, Selia e Shenjtë, duke besuar në sinqeritetin e treguar prej tij, mendon t’i krijojë mundësinë për të rifilluar me qetësi jetën, së bashku me familjen e tij.







All the contents on this site are copyrighted ©.