2012-12-20 16:05:25

Statusi kandidat për Shqipërinë pas zgjedhjeve në 2013, po udha është e gjatë


Pas zgjedhjeve parlamentare në 2013 Shqipëria mund të arrijë të marrë statusin e vendit kandidat, theksoi zëdhënësi i politikës së jashtme të grupit parlamentar CDU/CSU në Bundestag, Philipp Mißfelder.Për perspektivat e anëtarësimit të Tiranës, Mißfelder mendon se Shqipëria e meriton statusin e vendit kandidat. “Pas zgjedhjeve ne do të diskutojmë, se si mund të avancojmë më tej me Shqipërinë. Për këtë ka kritere mëse të qarta. Kriteret e Kopenhagës duhet të përmbushen. Dhe Shqipëria duhet të bëjë përparime sa i përket luftës ndaj korrupsionit, por edhe në sektorin e drejtësisë. Për këtë vend vlejnë të njëjtat kritere si edhe për vendet tjera të Ballkanit Perëndimor”, tha. Mißfelder për DW.Se a vlejnë të njëjtat kategori për të gjitha vendet e Ballkanit, Mißfelder tha se “për Shqipërinë nuk ka as ndonjë përjashtim dhe as trajtim më të keq” . Sipas tij, për të gjithë vlejnë të njëjtat kritere të cilat duhet të respektohen. Mißfelder vlerëson se Shqipëria ka bërë “përparime shumë të mëdha”, duke e veçuar si një partnere e rëndësishme në NATO. “Në plan afatgjatë s'ka asgjë kundër që ajo të jetë edhe pjesë e BE-së. Vitin e ardhshëm ne duam të punojmë, që pas zgjedhjeve t'i japim Shqipërisë statusin e vendit kandidat”, tha ai.







All the contents on this site are copyrighted ©.