Papa pranon dorëheqjen e Patrikut kalde, Emanuel III Deli
Papa pranoi dorëheqjen për arsye moshe, të kardinalit Emanuel III Deli nga detyra
e Patrikut të Babilonisë së Kaldejve në Irak dhe thirri në Romë, për datën 28 janar
2013, Sinodin e Ipeshkvijve të asaj Kishe, që duhet të zgjedhë patrikun e ri. Sinodi
do të kryesohet nga prefekti i Kongregatës për Kishat Lindore, kardinali Leonardo
Sandri. Deri në zgjedhjen e kreut të ri, Kisha e Kaldejve do të administrohet nga
ipeshkvi i Kuries, Zhak Ishak, sekretar i Sinodit të Ipeshkvijve. Kardinali Emanuel
III Deli, lindur para 85 vjetësh në Telkaif të Irakut, u zgjodh patrik më 3 dhjetor
2003. Papa Benedikti XVI e krijoi kardinal më 24 nëntor 2007.