Siri: zgjedhjet Patriku i ri i Kishës greko-ortodokse siriane
Youhanna al Yaziji është zgjedhur dje Patrik i ri i Kishës greko-ortodokse të Sirisë,
së cilës i përket pjesa më e madhe e të krishterëve sirianë. Patriku i ri është pasardhës
i Ignazio IV Hazim, që ndërroi jetë më 5 dhjetorin e kaluar në moshën 91 vjeç. Youhanna
al Yaziji, që merr titullin e Patrikut të Antiokisë e të mbarë Lindjes, ka lindur
në vitit 1955 në Lataki. Studimet i ka bërë në fakultetin e Teologjisë pranë universitetit
Balamand të Damaskut, ku ishte përgjegjës nga viti 2001 deri më 2005. Kisha greko-ortodokse
e Sirisë ka afër një milionë besimtarë nga 1,8 milion të krishterësh që janë gjithsejtë
në mbarë Vendin. Një bashkësi, udhëheqësit e së cilës, gjatë konfliktit atkual, kanë
qenë e janë të përmbajtur ndaj revoltës që po vazhdon në Siri.