2012-12-18 14:53:43

Kardinali Bertone: të mirat e Kishës të administrohen me transparencë e të jenë në shërbim të misionit të saj


Të mirat e Kishës të administrohen me transparencë e ndershmëri përherë në shërbim të misionit të saj: kështu tha kardinali Bertone gjatë paraqitjes së Rregullores së re të Prefekturës së Selisë së Shenjtë për Çështjet Ekonomike.. Nga entet e organizmave të nderyshëm Vatikanit, sot, në mënyrë të veçantë, kërkohet prej këtyre një “angazhim përherë e më energjik” në korrektësi e transparencë administrative. Këto janë me pak fjalë konceptet kryesore që ripohoi sot paradite Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Tarçizio Bertobe, në fjalimin e tij mbajtur me rastin e paraqitjes së Rregullores së re të Prefekturës së Selisë së Shenjtë për Çështjet Ekonomike.
”Transparenca e domosdoshme në aktivitetin ekonomik e financiar të Selisë së Shenjtë dhe të Shtet Qytetit të Vatikanit kërkon një impenjim përherë e më energjik, të saktë, të përbashkët që duhet kryer me ndershmëri nga ana e administratave të enteve të veçanta që udhëheqin thesarin dhe aktivitetet ekonomike”, tha Sekretari i Shtetit të Vatikanit gjatë paraqitjes së Rregullores së re të Prefekturës së Selisë së Shenjtë për Çështjet Ekonomike.
Rregullorja e re, e shpallur shkurtin e kaluar, del në dritë në një periudhë në të cilën – pohoi Sekretari i Shtetit të Vatikanit – Selia e Shenjtë ka vendosur t’i përshtatet “normave ndërkombëtare të kontrollit të financave” e si pasojë, është e përcaktuar t’i përmbahet “transparencës së domosdoshme në aktivitete të saj në fushën ekonomike e atë financiare”. Kardinali Bertone nënvizoi domosdoshmërinë, nga ana e organizmave të ndryshëm të Vatikanit, të jenë “të saktë në kërkesën e autorizimeve të nevojshme” e të kenë regjistrimin e “ transmetimit besnik të llogarive Organeve të larta”. “Kjo sot është edhe më e domosdoshme – shpjegoi kardinali Bertone – për faktin që Selia e Shenjtë është angazhuar se do t’i zbatojë e do t’u përmbahet normave ndërkombëtare të kontrollit financiar, çka tashmë është duke u realizuar në mënyrë graduale, siç është pranuar e njohur publikisht në nivelin evropian”. Sot “më shumë se kurrë është e nevojshme – përfundoi kardinali Bertone – të rritet në të gjithë ndërgjegjësimi i detyrës për të mbështetur jo vetëm misionin e Kishës e të Selisë së Shenjtë, por edhe besueshmërinë e saj”.







All the contents on this site are copyrighted ©.