2012-12-17 11:05:01

Më 17 dhjetor kalendari kujton shenjtorët Anania, Mizaeli e Azaria, martirë


Sot më 17 dhjetor kalendari Kishtar përkujtoi Shenjtorët Anania, Mizaeli e Azaria (Abdenagoni, Misaku, Sedraku), martirë.
Abdenagoni, Misaku e Sedraku, të quajtur edhe Anania, Mizaeli e Azaria, janë figura biblike. Libri i Danielit profet, në tre kapitujt e parë, rrëfen ngjarjen e këtyre tre personazheve me shumë hollësira. Janë tre djelmosha, qeveritarë të Babilonisë, të cilët flaken në një furrë të ndezur, sepse nuk pranojnë të adhurojnë idhujt paganë.
Të mbrojtur nga një Engjëll i Zotit, ata mbeten të paprekur prej flakëve dhe, së fundit, dalin shëndosh e mirë nga furra, përpara syve të mrekulluar të atyre që i kishin dënuar.
Reliket e tre shenjtorëve të Besëlidhjes së Vjetër u mbartën nga Babilonia në Kostandinopojë, ku u vendosën me nderime të mëdha në abacinë e Malit të Virgjërës. Atje vijojnë të nderohen edhe sot, të ekspozuar në tri relike të ndryshme, në të cilat shkruhen emrat Anania, Mizaeli e Azaria. Në Malin Virgjërës kremtohen më 16 dhjetor, ndërsa Meshari Romak i përkujton një ditë më vonë.







All the contents on this site are copyrighted ©.