2012-12-17 14:52:44

Egjiptianët në shesh kundër Kushtetutës së re


Mbetet i lartë tensioni në Egjipt, pas raundit të parë të votimeve për referendumin, me të cilin duhet të miratohet Kushtetuta e re, e paraqitur nga presidenti Morsi. Partia e Vëllezërve Myslimanë deklaroi dje se njerëzit janë shprehur “pro” kësaj Kushtetute, që e bën Sharinë, ligjin mysliman, bazë të drejtësisë në vend, duke shkaktuar kështu protesta të fuqishme. Nesër, do të zhvillohen manifestime në sheshe për ta kundërshtuar Kushtetutën. Rezultatet përfundimtare të referendumit nuk mund të jepen para së shtunës, 22 dhjetor, kur do të zhvillohet raundi i dytë i votimeve. Deri tani kanë votuar gjysma e zgjedhësve, në 10 nga 27 qendra e, akoma duhet të votojnë 25 milion vetë.







All the contents on this site are copyrighted ©.