Për të dytin vit radhazi, Kreu i Bashkisë së kryeqytetit të Shqipërisë Basha ka përzgjedhur
ndezjen e Pemës së Krishtlindjes e të Vitit të Ri, si shenjë simbolike të nisjes së
festimeve në qytetin e Tiranë. Kryetari i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha, së bashku
me bashkëshorten e vajzën e tij i janë bashkuar dhjetëra fëmijëve të kryeqytetit të
Shqipërisë, në ceremoninë e ndezjes së pemës së Vitit të Ri më 12 dhjetor. Për të
dytin vit radhazi, Kreu i Bashkisë së Tiranës ka përzgjedhur ndezjen e Pemës së Krishtlindjes
e të Vitit të Ri, si shenjë simbolike të nisjes së festimeve në kryeqytetin e Vendit,
që këtë vit ka Pemën më të lartë të vendosur ndonjëherë, 22 metra. Përveç bulevardit
“Dëshmorët e Kombit” e sheshit “Skënderbej”, dekori i festave të fund - vitit është
shtrirë në rrugë kryesore të kryeqytetit. 1500 shtylla në të gjithë qytetin do të
vishen me dekorin e dritave, ku pjesa më e madhe aktualisht kanë përfunduar. Kryetari
i Bashkisë së Tiranës ka shprehur bindjen se gjatë vitit 2013, shumë projekte të rëndësishme
që do të përmirësojnë cilësinë e jetës do të nisin apo përfundojnë në qytet.