2012-12-15 12:24:12

Dhimbje e thellë e Papës për masakrën e “çmendur” në një shkollë të SHBA-së, 27 të vdekur mes tyre 20 fëmijë


Dhimbje, afërsi e lutje për familjet e viktimave të tragjedisë që ndodhi dje në shkollën fillore “Sandy Hook”, të Connecticut, në SHBA-së. Janë ndjenja të shprehura nga Papa Benedikti XVI në një mesazh, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinali Tarçizio Bertobe, pas masakrës që ndodhi në Newtown ku humbën jetën 27 persona, mes tyre 20 fëmijë në moshën 5 e 10 vjeç.
“Një tragjedi e çmendur çnjerëore”. Kështu Papa e quajti masakrën që ndodhi dje në shkollën fillore “Sandy Hook”, në Newtown, në Connecticu, “ngjarje tronditëse” që ka prek shumë familje. Benedikti XVI në lutje drejtuar Hyjit kërkon ngushëllimin hyjnor për të ndihmuar bashkësinë e goditur nga kjo tragjedi “me forcën e shpirtit që ngadhënjen mbi dhunën” e “me pushtetin e faljes, të shpresës e të dashurisë që pajton”. Mbetën akoma shumë hije rreth ngjarjes, dihet me siguri që vrasësi, Adam Lanza, njëzetë vjeç që vuante nga sëmundjet mendore, hyri në shkollë i armatosur, e aty vrau nënën, mësuese e shkollës fillore, klasën e saj e pastaj ka vra veten; disa burime tjera pohojnë se krimineli është vra nga policia. Pastaj flitet për një skenë të dytë të krimit, në shtëpi, Lanza thuhet se ka vra babën e vet e jo vëllain siç u tha në momentin e parë.
“Zemrat tona janë të goditura sot për prindërit, gjyshërit, vëllezërit e motrat e këtyre fëmijëve” Obama i flet kombit, i prekur thellë në zemër e kërkon “nisma” për të ndaluar përsëritjen e masakrave të ngjashme. Në internet, po rritet përherë më shumë numri i firmave – lypet 25 mijë – për t’i kërkuar Kongresit Amerikan të shqyrtojë çështjen e kontrollit të armëve. Sekretari i përgjithshëm i OKB-së ka shpreh afërsinë dhe ngushëllimet e tij për masakrën tronditëse.







All the contents on this site are copyrighted ©.