2012-12-14 16:00:33

Varrimi i don Antonio Sciarra, misionarit të zadrimorëve


Dom Antonio Sharra pushon në paqe në Blinisht, tokë që e deshi aq shumë, për të cilën shkriu vitet e fundit të jetës duke punuar në dioqezën e Sapës. Meshë e dritës në Kishën e Martirëve Shqiptarë në Blinisht e kryesoi kryetari i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, kryeipeshkvi i Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra në bashkëkremtim me ipeshkvin e Sapës, imzot Avgustini, ipeshkvij tjerë, meshtarë, një numër i madh besimtarësh e qytetarësh e autoritete shtetërore. Jeta e këtij misionari të jashtëzakonshëm, mund të përmblidhet me dy fjalë: bamirësi e ungjillëzim, ndihmë e dashuri. Po më hollësisht nga Vau-Dejës të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit.... RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.