2012-12-13 14:33:17

Motër Mariana Demaj merr kushtet e përjetshme


Gëzim i madh për festën e Zojës së Papërlyer në dioqezën e Sapës në Shqipëri. Përveç nderimit të Shën Marisë Virgjër, besimtarët katolikë morën pjesë në meshën për kushtet e përjetshme të motër Mariana Demajt, murgeshë e bashkësisë së motrave dorotee të shën Paola Frasinetit. Kremtimin eukaristik e kryesoi ipeshkvi i Sapës, imzot Lucian Avgustini, në praninë e eprores së përgjithshme të urdhërit, ardhur nga Italia. Të dëgjojmë informacionin e Violeta Marashit…RealAudioMP3








All the contents on this site are copyrighted ©.