2012-12-08 18:49:06

Vdiq dom Antonio Sharra


Në atmosferën e Solemnitetit të Zojës së Bekuar të Papërlyer, një lajm i hidhur: në orët e para të mëngjesit të 8 dhjetorit, në Avezano të Italisë, ndërroi jetë meshtari misionar italian, dom Antonio Sharra, famullitar i mirënjohur i Blinishtit në Shqipëri. Ky prift i jashtëzakonshëm që tërë jetën e kaloi në shërbim të Zotit e të njeriut, që sipas shembulli të Virgjërës Mari, e pranoi dhe përhapi Lajmin e Mirë – Fjalën e Hyjit, madje Mishërimin e Fjalës së Zotit, la një amanet prekës: të pushojë në paqe në tokën, së cilës i dhuroi, pa u kursyer kurrë, vitet e fundit të jetës së tij plot zell për Zotin e dashuri për shqiptarin.







All the contents on this site are copyrighted ©.