2012-12-06 14:47:50

Kriza ekonomike dhe shoqëria e shekullarizuar në qendër të bisedës së Papës me presidentin gjerman Gauk


Sot paradite, Papa Benedikti XVI priti në audiencë presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë, Joakim Gauk, i cili, më pas, u takua edhe me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Tarçizio Bertone, shoqëruar nga nënsekretari për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Etore Balestrero. “Gjatë bisedës – njofton komunikata e Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë – u vu në dukje se marrëdhëniet dypalëshe janë shumë të përzemërta, u fol për këndvështrimin e krishterë mbi njeriun si edhe për sfidat e shoqërive të globalizuara e të shekullarizuara. U shkëmbyen opinione mbi gjendjen ndërkombëtare e mbi krizën aktuale ekonomike, sidomos përsa u përket pasojave të saj në Evropë, si edhe për kontributin, që mund të japë Kisha Katolike”.







All the contents on this site are copyrighted ©.