2012-12-04 14:56:54

Kardinali Mark Uillet prania në debate publike e ipeshkvijve amerikanë në jetën publike është shenjë e mirë për të gjithë.


Ipeshkvijtë e SHBA-së kanë çuar përpara në mënyrë autonome luftën e tyre për lirinë fetare e për respektimin e bindjeve që kanë katolikët. Nga SHBA-së ne kemi ndjekur, pranuar informacione e kërkesa të këshillave të episkopateve dhe kemi ndjekur natyrisht me interes debatin që u zhvillua në SHBA-së mbi këto tema”. Kështu tha Prefekti i Kongregatës së Vatikanit për Ipeshkvijtë, kardinali Mark Uillet, gjatë një konference shtypi duke përgjigjur në pyetjen se si shikohet nga Vatikani linja e ipeshkvijve katolikë amerikanë mbi temat që lidhën me lirinë fetare.
“Mirë – shtoi kardinali Uillet – për sa i përket angazhimit të episkopatit të SHBA-së në debatin publik që u zhvillua me rigorozitet, me forcë dhe me një prani të fortë publike, jemi të kënaqur sepse kjo e ndihmon si formimin e ndërgjegjeve e po kështu edhe dëshminë e Kishës në kulturën bashkëkohore”.







All the contents on this site are copyrighted ©.