2012-12-03 15:14:29

Në Shqipëri zgjedhjet e reja parlamentare më 23 qershor 2013


Presidenti Shqipërisë Bujar Nishani dekreton datën 23 qershor 2013 për zgjedhjet parlamentare. Pra në Shqipëri, dekretohet data e zgjedhjeve të reja parlamentare më 23 qershor 2013. Kjo datë përfundimtare është dekretuar sot nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani. “Në mbështetje të nenit 92 e 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1, të ligjit nr. 10019 , datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, d e k r e t o j zgjedhjet për Kuvendin, të cilat do të zhvillohen ditën e diel, më datë 23 qershor 2013. Ky dekret hyn në fuqi menjëherë”, thuhet në dekretin nr. 7841, të firmosur sot në Tiranë, më 03.12.2012 nga Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani.







All the contents on this site are copyrighted ©.