2012-12-03 15:08:52

Në Nigeri janë djegë tri kisha e vrarë 10 të krishterë


Kishat e krishterë në Nigeri përsëri janë në shënjestër të fundamentalistëve: anëtarë të armatosur të grupit ekstremistë islamik Boko Haram, kanë sulmuar dhe djegur tri Kisha si dhe disa pikat kufitare në veri-lindje të Nigerisë, në kufi me Kamerunin. Kështu njoftojnë dëshmitarët në vend të ngjarjes, të cilët pohojnë se “afër pesëdhjetë njerëz të armatosur” arritën me makina e motorë dhe i vunë zjarrin strukturave. Së paku dy policë kanë mbetur të vdekur. Një natë më parë, gjithnjë anëtarët e grupit islamik Boko Haram, kanë sulmuar fshatin Chibok, në veri-lindje të Nigerisë, ku kanë masakruar me shpata e thika së paku 10 të krishterë dhe kanë sulmuar policinë vendore. Njoftimin e bëjnë të ditur burime të policisë lokale.







All the contents on this site are copyrighted ©.