2012-12-03 11:41:11

Më 3 dhjetor kalendari përkujton shën Françesk Saverin, jezuit


Sot kalendari i Kishës katolike përkujton Shën Françesk Saverin, rregulltar jezuit, Apostull i Indisë, Pajtor i Misioneve.
Shenjti njihet edhe si pajtor i udhëtarëve dhe i turistëve, sepse gjatë jetës së tij përshkoi më se njëqind mijë kilometra. Por kryesisht është njëri nga jezuitët e parë në historinë e Urdhrit të mirënjohur, sepse përkrah me Injacin e Lojolës, themeloi më 1534 Shoqërinë e Jezuitëve.
Nga qyteti i Navarrës, ku kishte lindur më 1506, në moshë të pjekur u nis për rrugë të largëta. Predikoi Ungjillin e Krishtit në Indonezi e në Japoni. Ëndrra e tij ishte ta vijonte këtë predikim edhe në Kinë, ku nuk mundi të arrinte: vdiq fare pranë brigjeve të dëshiruara, në një ishull në afërsi të Kantonit, më 3 dhjetor 1552.
Për jetën e Shenjtit janë shkruar dhjetëra libra. Figura e tij është e mirënjohur edhe në Shqipëri, sepse emri i Shenjtit ka qenë i gjithpranishëm në jetën e besimtarëve katolikë e të shumë shqiptarëve të besimeve të tjera. Mjafton të kujtojmë se këtë emër mbante një nga shkollat më të famshme në Shqipërinë e para diktaturës: Shkolla Saveriane në Shkodër (sot shkolla e mesme Atë Pjetër Meshkalla) nën drejtimin e Jezuitëve.
Ndër librat më të njohur mbi jetën e veprimtarinë e këtij shenjti të jashtëzakonshëm vepra e jezuitit shqiptar atë Anton XanonitJeta e Shen Françesk Saverit” ose “Apostulli i Hindit
(biografi), botuar në vitin 1916. Një tjetër vepër kushtuar jetës së shenjtit në gjuhën shqipe është ajo me titullin: "Shën Françesk Saveri" shkruar nga kryeipeshkvi i ndjerë i Shkodrës, Imzot Fran Illia.







All the contents on this site are copyrighted ©.