2012-11-30 17:35:07

Një Nënë Terezë e paparë ndonjë herë


Duke shfletuar numrin e fundit të revistës italiane ‘Famiglia Cristiana’ (n.49/2012), shikojmë një Nënë Terezë të paparë ndonjë herë. “Po ju nis një portret të Nënë Terezës, që e realizova me teknikën Miyuki, një lloj qindisjeje mbi pëlhurë, sipas ecurisë së punës kryq. Po nuk përdora penj, në këtë qindisje të jashtëzakonshme. Punova me perla qelqi, po i quaj kështu copëzat e vogëla-të vogëla, të cilat më shërbyen për të realizuar portretin e jashtëzakonshëm të së Lumes, që mbetet e gjallë në zemrën e mbarë njerëzimit” . Kështu shkruan Sheba Boni, autore e këtij potreti, nga i cili Nënë Tereza na shikon, si gjithnjë, me një buzgaz që vezullon, gati si të donte të na siguronte se ka nxjerrë nga Zoti shumë prej hireve, që i kërkohen në lutje.







All the contents on this site are copyrighted ©.