2012-11-29 14:48:46

Të shtunën mbi 5000 studentë në lutje me Papën në Shën Pjetër në Vatikan


Mbi pesëmijë studentë të Universiteteve Papnore të Romës të shtunën më 1 dhjetor do të marrin pjesë pas dite në ora 17.00 në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan në lutjet Mbrëmësore të kohës liturgjike të Ardhjes me Papën Benediktin XVI. Kështu njofton Vikariati i Romës. Takimi i organizuar nga zyra e Vikariatit të dioqezës Romës për baritorinë universitare do të hapet nga kardinali Agostino Vallini, vikar i Papës për Romën. Në mbarim të lutjes së Mbrësores, ikona e Zojës së Bekuar ‘Maria Sedes Sapientiae’ do të t’i dorëzohet delegacionit të studentëve brazilianë nga Belo Horizonte në kuadrin e Ditës Botërore të Rinisë, e cila siç dihet, do të mbahet në Brazil.







All the contents on this site are copyrighted ©.