2012-11-29 15:12:33

Tiranë: Përurohet rruga kushtuar Leopald Berhtold, njeriut që ndihmoi në pavarësinë e Shqipërisë


Tremijë banorët e njësisë bashkiake numër 1 tashmë kanë një rrugë të re, në zonën e Bërrylit në Tiranë. Kjo rrugë mban emrin e ministrit të Jashtëm të dikurshëm të Austro -Hungarisë, kont Leopald Berhtold, si njeriu që ndihmoi në arritjen e pavarësisë së Shqipërisë. I pranishëm në përurimin e kësaj rruge, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha e cilësoi figurën e kontit si një burrë proshqiptar, i cili mbështeti Ismail Qmalin në qëllimin e tij.
“Vendosim në piedestal një copëz të ndaluar të historisë së sonë. Nderojmë sot këtu ish ministrin e jashtëm të perandorisë austro-hungareze, kontin Berchtold, një nga burrshtetasit më pro shqiptar, një nga njerëzit dhe ministrat më të fuqishëm të jashtëm të asaj kohe që në takimin me Ismail Qemalin do të shprehte mbështetjen e tij të plotë për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Ky verdikt i ministrisë të jashtme, e Leopold dhe qeverisë perandorake vinte një kohë kur një aleancë barbare ishte themeluar për të plaçkitur trojet shqiptare në një luftë ndaj një kombi që dilte pas 500 vitesh nga perandoria otomane, një kombi që nuk kishte shtet, apo institucione”- tha Berisha.
Zv/presidenti i parlamentit të Austrisë tha gjatë fjalës së tij se kont Berchtold nuk lejoi në që Shqipëria të fshihej nga harta e Europës.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha theksoi se kjo rrugë është një arterie e re që do i ndihmojë qytetarët të kursejnë kohë dhe para.
“Ndërtimi i kësaj rruge me parametra europianë. Ky është standardi që nuk do tërhiqet. Standardi i ri me ndriçime, kënde pushimi, që po shtrihet anembanë Tiranës. Kjo rrugë do t’i shërbejë përmirësimit të cilësisë së jetës dhe zgjidhjes së trafikut”- tha Basha.
Ky segment i ri rrugor lidh Unazën, bulevardin “Bajram Curri” me rrugën “Ali Demi”
Rruga do të ketë një gjatësi prej 312 metrash, me një gjerësi prej 15 metrash, me katër korsi. Zonat e gjelbra do të shtrihen në hapësirat midis godinave të banimit dhe trotuareve. Përgjatë rrugës do të ketë ndriçim si dhe do të ndërtohet i gjithë rrjeti i nevojshëm i ujësjellës – kanalizimeve.







All the contents on this site are copyrighted ©.