2012-11-29 15:15:27

Sali Berisha: “Miqtë shkëlqejnë në mungesë”


“Miqtë shkëlqejnë gjithmonë me mungesën e tyre” është kjo përgjigjja diplomatike e kryeministrit Berisha për mospjesëmarrjen e ministrit të jashtëm grek në festimet e 100 vjetorit, duke synuar të mbyllë në këtë mënyrë keqkuptimet.
Kreu i shtetit Bujar Nishani për të njëjtën çështje përgjigjen e gjen tek historia.
“Momente të tilla të festimit të 100-vjetorit të pavarësisë janë pjesë e rëndësishme të kujtesës dhe të historisë sonë. Shqipëria dhe shqiptarët nuk kanë pasur qëllime të këqija ndaj fqinjëve apo për të rrëmbyer territorin e fqinjëve, por sot më shumë se kurrë edhe pse kanë qenë të penalizuar nga koha shqiptarët kanë respektuar parimet më të larta të bashkëjetesës dhe fqinjësisë së mirë fqinjësisë së mirë. Shqipëria s`ka asnjë pretendim territorial për asnjë shtet fqinj. Shqipëria nuk përbën asnjë cenim të interesave territoriale të kujtdo tjetër. Ne do të rikujtojmë historinë tonë me probleme që kemi pasur, por ne kemi deklaruar që shikimi ynë është drejt së ardhmes dhe kjo e ardhme është në bashkëpunim me fqinjët”- deklaroi Nishani.

Një ditë më parë ministri i Jashtëm grek Dimitris Avramopulos, anuloi vizitën në Shqipëri për festimet e 100 vjetorit të pavarësisë, me faktin se në një nga fjalimet e tij kryeministri shqiptar, bërë me rastin e festimit të përvjetorit të njëqindtë të pavarësisë së Shqipërisë, në Vlorë.
Pas deklaratës zyrtare të ministrisë së jashtme greke, zëdhënësja e kryeministrit, e cila sqaroi se “deklarata e kryeministrit i referohet kontekstit historik të 100 viteve me parë. Kjo deklaratë nuk shpreh asnjë pretendim territorial ndaj fqinjëve tanë te Jugut, Veriut apo lindjes”.







All the contents on this site are copyrighted ©.