Jeronim De Rada (ital. Girolamo De Rada, 1814-1903), shkrimtari më i njohur
i letërsisë arbëreshe, figura më e shënuar e lëvizjes kombëtare shqiptare në Italinë
e shekullit të nëntëmbëdhjetë, bir i një prifti ortodoks në Maq (ital. Macchia
Albanese) në malet e krahinës së Kozencës, lindi më 29 nëntor 1814. Autorin
e poemës së pamort 'Këngët e Milosaos', nën titullin italisht Poesie albanesi
del secolo XV. Canti di Milosao, figlio del despota di Scutari (Poezi
shqiptare të shekullit XV. Këngët e Milosaos, bir i despotit të Shkodrës) e të një
mori veprash të tjera, si Canti storici albanesi di Serafina Thopia, moglie
del principe Nicola Ducagino, Napoli 1839 (Këngë historike shqiptare të Serafina
Topisë, gruaja e princit Nikollë Dukagjini), që kërkojnë një hapësirë të veçantë,
po e kujtojmë sot me vargjet simbolike, shkëputur pikërisht nga Këngët Milosaos:
“Përse
të venë në det Mendimet, zemëra ime? Zbardhuan anijezat, Panë
këndej e u fshehën… Erdhi dita e Arbërit! Doemos do vdesim Mbi
shtrat, në mos rënçim Në prag të shtëpive tona: E nën dhe do të
harrohen Shokët e vëllezërit Krojet e katundi ynë! [...]
Duhet
përmendim edhe disa vepra tjera si le Quattro Storie – Katër Histori
1847: Le Rapsodie – Rapsoditë 1866; la Grammatica albanese – Gramatika
shqipe me emrin e djalit Giuseppe (zef) 1871; Scanderbeccu i pa – faan 1872-1884;
Fiamuri Arbërit – 1883-1887; Antologia albanese Antologjia shqipe 1986
e tjera.
I vetmuar, i varfër, gjysmë i verbuar, i uritur, De Rada vdiq në vendlindje,
në malësinë e Kalabrisë, më 28 shkurt 1903 - fund tragjik, jo i pazakontë ndër shqiptarë,
ky për një figurë të kaq të madhe të kulturës shqiptare, në veprat e të cilit Shqipëria
u bë realitet poetik, para se të ishte bërë entitet politik.