2012-11-28 18:04:47

Prof. Ernest Koliqi: DED GJO LULI


DED GJO LULI
Knáqnju fatosa, se vertè pushimin
ju e keni merituem n’ket vênd të blerë:
por as ktu mue hyjnît s’m’a reshne gzimin:
plagë m’âsht bâ zêmbra, mbushë me helm e vnerë.
Ti varrët e trupit m’i ké shndoshë, o Dekë,
por atò t’shpirtit s’mujte me m’i hjekë.

DED GJO LULI
Nji fis drangojsh n’vênd t’onë kjé falë prej Zotit
qi s’muejt krejt Osmanllija m’e shtrue n’robnî:
rridhte nder tà i kulluet gjaku i Kastrijotit
e vlonte per lirî ...
Tue ruejtë zakone t’motshme e kângët e t’parvet
livrojshin tokët prej et’nvet trashigue,
pshtetej vetem nder ta shpresa e shqiptarvet,
kúr nisi ajo m’u zgjue
Kish kalue dimni e neper mal prênvera
kishte shtrue me bár t’ njomë shpate e rudina;
gjethlat e rî n’per pyell i lonte era,
prrojt kndoshin n’per lugina.
Por nji prendverë mâ e njomë, nji stinë e ré
lulzoj per mrekulli atëherë nder zêmbra:
gjaku digjej n’dishîr, n’shpresë e n’haré
prej krés e der’ te thêmbra.
E’ i ditë si zâ burijash flakroj n’qiell,
mal n’mal kumboj nji êmen krejt i rî,
e’ i mî fatosa ngrehne armet n’diell
tue britë: Shqipnî! Shqipni!
E gjaku neper male-nisi m’u derdhun rrkajë,
luginat shungllojshin - me brimë, me gjâmë, me
vajë!
Njity kû pak dit para - n’ujë t’qetë porsi pasqyrë,
shikojshin n’nadje zânat - me ândje t’bardhen ftyrë,
kortarë kortarë u prénë - me ushtarë t’Turgutit,
burrat
me gjak t’perzîm u njyene-bûcat e u kuqne burrat.
E u dbuen prej atî vêndit - e plak e fmi e fêmen..
krejt burrat u faruene... – Per shka? Veç per n’i êmen!
Veç per nji êmen t’dashtun, – per êmnin t’ând, Shqipnî
i Hotit e i Grudës fisi – u dogj e u poq e uo shkrî...
Fatosa t’rrebtë, ju kohnat-petrît të Skanderbeut,
mâ t’parët e qitët kushtrimin – ju per lirîn e Athdeut.
Gjakun qi derdhët n’per shkrepa – duelen, po, Zâna
e Orë
dhe u mblodhne n’kupa lilash-me duer t’pastra si
borë:
e fluturim tu’u njitun – mbi mâjet e Malcis,
me at gjak t’kulluet praruene – angimin e Lirîs.
E sot tepricat e ktij fis vigânash
enden udhve pá buk, pá plâng e shpî:
e veshi mue s’m’ndîn sot veç ankim nânash,
vajë nusesh, t’fshâm djelmsh t’rî!
O t’lumèt atá qi e njyene me gjak malin,
n’shkallen mâ t’nalten t’lumenîs tue hypë;
nemostjeter atá rrugave s’dalin
nji kashat buk me lypë...
Ah, s’ká n’ket botë, nuk ká, jo, padrejtsî
mâ t’madhe as mâ t’mnershme se me lanë
ata qi i suellne Atdheut nâmë e liri
me dekë rrugash pa ngrânë!
Sot pluhni i tudpit t’êm mbi flatra t’Erës,
si rè duhije e zezë, n’qill t’onë le t’çohet;
vetima prej gjiut t’sajë e gjâma e mnerës
permbî Shqipni t’dikohet;
e t’dridhen t’gjith Shqiptarët t’ cillët kan harrue
se Hoti u bâ krejt flî per kto dit t’lira,
qi atá pa fadë kujdesit janë tue gzue,
t’mâjun me rroga t’mira!







All the contents on this site are copyrighted ©.