2012-11-28 16:52:39

Papa Benedikti XVI: Urime e Bekime për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë


Ati i Shenjtë, Papa Benedikti XVI, i ka dërguar një telegram urimi Presidentit Bujar Nishani, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Në mesazh, Papa thotë: “Po ju shkruaj për të shprehur urimet e mia më të përzemërta, ndërsa Republika e Shqipërisë feston 100-vjetorin e Pavarësisë. Në këtë rast të rëndësishëm, po dërgoj shumë të nderuarin imzot Zef Gashi, kryeipeshkëv i Tivarit, si Përfaqësues të Selisë së Shenjtë, për të sjellë urimet e mia personale për ju dhe bashkëqytetarët tuaj.
Nëpërmjet tij, kam kënaqësinë t’ju siguroj për lutjet e mia, ndërsa ju dhe qeveria juaj përpiqeni për forcimin e paqes, drejtësisë dhe përparimit të kombit. Duke përsëritur urimet, zoti President, me dëshirë i kërkoj Zotit për ju dhe për popullin e vendit tuaj, bekime të begata hyjnore. Vatikan, 27 nëntor 2012”.







All the contents on this site are copyrighted ©.