2012-11-28 16:51:32

Lutje Hyjit për Kombin shqiptar, në 100-vjetorin e Pavarësisë


O Zot, Ati ynë,
të lumnojmë e të falënderojmë,
Ty, që i do gjithë njerëzit e u prin gjithë popujve:
shoqëroje Kombin tonë shqiptar në çdo hap,
shtigjet e vështira Ti mbushja me shpresë.
Bëj, Zot, t’i shohim shenjat e pranisë sate,
e të provojmë forcën e dashurisë sate
që kurrë nuk mungon.
Zot Jezus, Biri i Hyjit, Shëlbues i botës,
edhe i botës shqiptare.
Ti për ne u bëre njeri
e ne sot, në këtë ditë Feste të madhe,
nuk mund të mos e shprehim besimin tonë,
e të urojmë që Ungjilli yt
të bëhet dritë e fuqi,
në rrugën e secilit nesh e në rrugët e Kombit shqipta.
Na priftë, o Zot, ligji i dashurisë sate,
i drejtësisë e i solidaritetit, i pajtimit e i paqes!
Shpirti Shenjt, dashuri e Atit dhe e Birit,
me besim të plotë, të lutemi:
Ti që je mësues i zemrave,
zbulonai mendimet e udhët e Zotit,
jepna sy të kulluar për t’i parë me ta ngjarjet njerëzore,
për të ruajtur trashëgiminë e shenjtërisë e të qytetërimit
që na lanë të parët.
Ndihmona të punojmë me mend e me zemër
për ta përtërirë shoqërinë shqiptare.
Lumni të qoftë ty, o Atë
që me dorën tënde drejtove dorën e burrave të kombit tonë shqiptar.
Lumni ty, Bir, që për dashuri u bëre shërbëtori ynë!
Lumni ty, Shpirti Shenjt,
që mbjell dhuratat e tua në çdo zemër shqiptare.
Lumni, e Shenjtnueshmja Trini,
që jeton mes nesh në shekuj të shekujve!
Amen!







All the contents on this site are copyrighted ©.