2012-11-28 16:53:49

Kisha Katolike e Shqipërisë merr pjesë në festime dhe u uron shqiptarëve 100-vjetorin e Pavarësisë


Kisha Katolike në Shqipëri, nga gjiri i së cilës kanë dalë shumë personalitete, që kanë kontribuar në mënyrë vendimtare për arritjen e pavarësisë, kremton e gëzohet sot së bashku me mbarë popullin shqiptar.
Papa Benedikti XVI, jo vetëm që i uroi shqiptarët për 100-vjetorin e shpalljes së Mëvetësisë së Vendit, por edhe dërgoi në festime përfaqësuesin e vet në personin e kryeipeshkvit të Tivarit, imzot Zef Gashit, i pranishëm në veprimtaritë e mbjatura në Vlorë e në Tiranë, së bashku me Nuncin Apostolik në Shqipëri, imzot Molinar Ingles, me Kryetarin e Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, imzot Anxhelo Masafra, me kryeipeshkvin metropolit të Tiranë-Durrësit, imzot Rrok Mirdita, me ipeshkvin e Kosovës, imzot Dodë Gjergji, dhe me autoritete të tjera kishtare katolike.

Ndërkaq, imzot Hil Kabashi, ipeshkvi i Jugut, me seli pikërisht në Vlorë, shpreh në mikrofonin tonë, entuziazmin për atmosferën e krijuar rreth Festës së Pavarësisë dhe u uron të gjithë shqiptarëve: “Gëzuar e për shumë mot”. Ta dëgjojmë…RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.