2012-11-27 16:28:32

Shkodra veshet kuq e zi për 100-vjetorin e Shqipërisë.


Njëri ndër qytetet më të lashta shqiptare, Shkodra, është veshur solemnisht kuq e zi për kremtimet jubilare të 100-vjetorit të Pavarësisë së Atdheut.
Po Katedralja katolike si dhe mbarë bashkësia katolike i larton lutjen e falënderimit Zotit për këtë dhuratë tejet të çmuar dhe Bekimin e Tij Hyjnor për Komb e Atdhe. Shkodranë me plot të drejtë ndjehen protagonistë të Asaj dite të bekuar të 28 nëntorit 1912 po edhe protagonistë të sotëm në Atdheun e Pavarur.
Kështu edhe njëherë famullitari i Katedrales së Shën Shtjefnit, dom Gjovalin Sukaj në mikrofonin e Radio Vatikanit thekson kontributin e katolikëve shqiptarë shkodranë në betejën dhe arritjen e Pavarësisë së Shqipërisë, po të dëgjojmë dom Gjovalin në bisedë me dom David Gjugjën.....RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.