2012-11-26 15:18:58

Në Nigeri sulmohen kishat: 11 viktima, dhjetra të plagosur


Një e dielë tjetër e përgjakur në Nigeri. 11 persona gjetën vdekjen e dhjetra mbetën të plagosur gjatë shpërthimit të dy autobombave kamikaze pranë një kishe protestante. Gjithnjë dje, tre të krishterë u vranë në një pritë, ndërsa po shkonin në meshë në Kano. Dyshimet bien, si gjithnjë, mbi grupin fondamentalist islamik Boko Haram, që, fjalë për fjalë, do të thotë “Edukata perëndimore është haram”. Kryeipeshkvi i Abuxhës, Onajekan, i sapokrijuar kardinal të shtunën nga Papa, paralajmëron të mos konsiderohen gjithë myslimanët nigerianë si ata të Boko Haramit, organizatë, që përfaqëson një anomali për vendin. Mbetet fakti se këto sulme u bënë të mundura, për shkak të tradhëtisë së ndonjë ushtari, i cili u hapi rrugën integralistëve në një zonë, që konsiderohej e sigurtë, pasi e rrethuar nga kulla me ushtarë e nga tela me gjemba.








All the contents on this site are copyrighted ©.