2012-11-26 15:22:43

Koncert në kishën e katolikëve shqiptarë në Romë, për 100-vjetorin e Pavarësisë


Të dielën pasdite, në kishën e shën Gjonit të Malvës në Romë, bashkësia katolike shqiptare, të ftuar e dashamirë, morën pjesë në koncertin e organizuar nga Tonin Xhanxhafili, me patronazhin e rektorit të bashkësisë së katolikëve shqiptarë në Itali, don Pasquale Ferraro. Në një atmosferë të bukur festive për 100-vjetorin e Pavarësisë së Mëmëdheut, u alternuan këngëtarë, instrumentistë e balerinë të emigruar në kryeqytetin italian, si Ana Lushi, Lindita Rrethi, Qanie Muça, Oliver Gruda, Ndoc Noi, Artan Gjoni, fëmijë e vetë organizatori. Për këtë veprimtari, kryeredaktori ynë don David Gjugja, i mori një intervistë pikërisht violinistit Tonin Xhanxhafili. Ta dëgjojmë….RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.