2012-11-26 15:20:13

Ambasada shqiptare pranë Selisë së Shenjtë feston 100-vjetorin e Pavarësisë


Edhe bashkësia e shqiptarëve të Romës përjeton atmosferën e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Nesër, në orën 18.00, në hotelin “Crowne Plaza”, Ambasada e Republikës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë organizon një pritje festive për miq e dashamirë. Të ftuarit do t’i presë ambasadori, SH.T., z. Rrok Logu dhe bashkëshortja. Do të jetë një rast tjetër për t’u uruar festën shqiptarëve, por edhe për t’u paraqitur vendin e shqipeve miqve italianë e të huajve të tjerë të Trupit Diplomatik, të akredituar në Vatikan.








All the contents on this site are copyrighted ©.