2012-11-23 17:14:39

Veprimtari për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në Romë


Sipas traditës së përvitshme, nesër me 24 nëntor, në orën 17.00, Kolegji Papnor Grek dhe Bashkësia bizantine e Shën Athanasit në Romë, pra Arbëreshët e kryeqytetit italian, do të mbajnë konferencën “Pavarësia e Shqipërisë dhe bektashijtë”. Protagoniste e këtij takimi, profesoresha Luisa Guidetti, e cila do të mbajë kumtesën kryesore. Shqiptarët emigrantë, që kanë dëshirë të marrin pjesë, mund të shkojnë në via dei Greci 46.
Ndërkaq, pasnesër me 25 nëntor, në orën 17.30, në kishën e emigrantëve katolikë shqiptarë në kryeqytetin italian, shën Gjoni i Malvës, në zemër të lagjes së lashtë romake Trastevere, në sheshin me të njëjtin emër, do të jepet një koncert me titull “Foleja e shqiponjave”. Me drejtues artistik Tonin Xhanxhafilin, organizuar nën kujdesin e Rektorit për bashkësinë katolike shqiptare në Itali, don Pasquale Ferraro, koncerti përmban këngë e melodi popullore, por edhe pjesë nga kompozitorë të njohur botërorë. E veçanta e kësaj radhe, baletet e fëmijëve, me koreografi të Xhada Tuciit







All the contents on this site are copyrighted ©.