2012-11-23 18:18:40

Festë e madhe në Romë për 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë


Atdheut si vlera më e shenjtë, më e shtrenjtë dhe më e lartë për shqiptarët: kështu me pak fjalë mund t'i kujtojmë kremtimet jubilare të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë që bënë shqiptarët në Romë e në Itali,
Me 22 nëntor në Romë pranë Hotelit Mariott, në rrugën e njohur Veneto, Ambasada shqiptare në Itali organizoi pritjen tradicionale për miqtë italianë e shqiptarët në Itali, e cila sivjet u zhvillua në kornizën e mrekullueshme festive jubilare të 100-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, që prej një viti ka përfshirë gjithë Shqipërinë, por edhe të gjitha Vendet, ku jetojnë shqiptarët. Në fjalën e rastit, Ambasadori, SH.T., z. Llesh Kola përmendi vlerën kombëtare e demokratike të jashtëzakonshme të këtij 100-vjetori të Pavarësisë e pastaj nënvizoi marrëdhëniet e mira ndërmjet Italisë e Shqipërisë, kontributin e emigracionit shqiptar në Itali, arritjet e vendit pas mëse 20 vjetësh nga rënia e komunizmit. Gjatë ceremonisë, u nderua me titullin “Nderi i kombit” edhe Stafan De Mistura, ish-i dërguari i OKB-së në Kosovë gjatë luftës, shpesh, i ftuar në emisionin tonë të atëhershëm “Speciale Balcani” te Radio Vatikanit.
Ndërkaq, gjatë paradites së djeshme, në Universitetin “La Sapienza” të Romës, u mbajt konferenca “Sa afër, sa larg, 100 vjet Shqipëri e pavarur dhe marrëdhëniet shqiptaro-italiane”.
Por më hollësisht të dëgjojmë vetë Ambasadorin, z. Llesh Kola, në mikrofonin tonë......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.